16.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Albin Kurti kritikohet pasi e refuzoi takimin me Vuçiqin

Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrje në takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e sheh si vendim të gabuar analistja politike, Donika Emini. Mes tjerash ajo thotë se Kosova duhet të garantoj lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kurti deklaroi më 28 prill, se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që Kosova ta vë si prioritet cështjen e dialogut me Serbinë

Emini ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se refuzimi i takimit të 11 majit nga Kurti, ka qenë eksplicit.

“Ka qenë një shkuarje në Bruksel ku është diskutua për elementet të cilat përveç takimeve tjera, ka pasur edhe elemente të dialogut Kosovë-Serbi si proces, ka me pasë edhe një takim tjetër. Normalisht që i duhet kohë, kurse refuzimi në mënyrë aq eksplicite nuk ka qenë hap i duhur po kjo ka qenë për përcaktimin e pozitës negociuese të Kosovës”.

“E përshëndes faktin që do të duhet të studion të gjitha marrëveshjet para se të kthehet të së paku në tavolinën e negociatave po shpresoj që ka me pasë një qasje konstruktive sepse çdo qasje jokonstruktive në dialog do të ishte edhe pikë negative për Kosovën, në raport me partnerët tanë strategjik por edhe ndaj një procesi të cilin megjithatë e kemi fillua në vitin 2011 dhe është ende duke vazhdu, dhe ka vazhdu sa herë janë ndërruar presidentët dhe kryeministrat e Kosovës”, është shprehur ajo.

Sipas Eminit kjo Qeveri duhet që në bashkëpunim me opozitën e vendit t’i caktojë temat dhe ta përkufizojë rrjedhjen e dialogut me Serbinë.

“Mbetet të shihet dhe shpresoj që kah fundit i qershorit ka me u kthyer në dialog dhe pastaj parimet e temat dhe rrjedhën e kufizimin kohor duhet ta caktojë së bashku me opozitën të cilën e ka paralajmëruar vetë Kurti si hapi i radhës në këtë drejtim. Ka shumë punë për të bërë, pozita e Kosovës në negociata nuk është ajo të cilën ajo të cilën Kurti apo Kosova do ta dëshironte mirëpo ka ende hapësirë që të mobilizohen partnerët tanë strategjik, si ShBA-ja në këtë rast e disa vende anëtare të BE-së në mënyrë që t’i rikthehet rrjedhja në favor të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Analistja kosovare ka komentuar edhe çështjen e përfolur së një pale të tretë për garantimin e lirisë së Thaçit dhe të tjerëve që aktualisht gjinden në Hagë.

Emini ka konsideruar se Kosova duhet ta garantoj lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, me kushtin që këtë ta adresojë në mënyrën e duhur.

“Kështu që Kosova duhet si shtet të garantoj normalisht por duhet me pa nëse kjo garanci mundet me u marrë edhe prej vendeve tjera si ShBA-ja apo ndonjë vend tjetër i BE-së që është me rëndësi brenda Këshillit, në mënyrë që të ketë peshë tjetër sesa nga Kroacia apo nga Kosova që mundemi me u konsiderua edhe tjetër palë, më sensitive dhe e ndikueshme në proces. Kosova duhet që të adresoj këtë kërkesë mirëpo ta shoh mënyrën më të mirë që mos të shihet si interferim në punën e Gjykatës sepse kjo ka qenë problemi dhe për këtë çështje i kemi dy persona në Gjykatë”,  ka thënë ajo.

Duke foluar për zhvillimet e fundit në vend, Emini ka përmendur edhe deklaratat e ministres së Punëve të Jashme, Donika Gërvalla për të cilat ka thënë se nuk duhet të demonizohen.

“E para intervistë është në një kohë tejet të ndryshme prej tash. Ka qenë një periudhë kohore në të cilën është diskutuar Gjykata Speciale si diçka që duhet të themelohet për shkak të presionit ndërkombëtar të cilin e kishte Kosova asokohe për të formuar një Gjykatë të tillë”.

“Nëse veç e shohim si deklaratë është pikërisht ajo e cila ka qenë në një linjë me LDK dhe i pati ndihmuar PDK-së së, Hashim Thaçit që e ka shtyre procesin e themelimit të Gjykatës Speciale, andaj kjo nuk duhet demonizuar si një deklaratë, e dyta nuk duhet të demonizohet as bashkëpunimi me Gjykatën Speciale sepse Kosova e ka formuar atë, është gjykatë e Kosovës dhe mosbashkëpunimi me të mund të lë hapësirë për Serbinë apo vendet e tjera që të caktojnë narracionin, punimet dhe t’i japin një impakt krejt tjetër edhe rezultatit të punës së kësaj gjykate”,  ka përfunduar ajo për EO

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Një e mitur është raportuar e zhdukur në Prizren. Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e saj e cila ka thënë se vajza është...

Cilët mërgimtarë çojnë më shumë para në Kosovë?

Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit,...

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë. Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte...

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë...

Një vit pa dasma, si do të organizohen ato këtë vit

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kanë dhënë detaje për mënyrën se si do të mbahen dasmat këtë vit. Pas një kohë të gjatë u hap...

Vildania në të brendshme transparente duket për mrekulli

Vildane Zeneli po vazhdon me postimin e fotove tepër seksi në rrjetet sociale Bukuroshja dhe njëra prej fotomodelëve më të njohura kosovare që jeton jashtë...

Lëndohet një fëmijë në Muradem të Prizrenit, dërgohet në QKUK në Prishtinë

Një fëmijë nga fshati Muradem i Prizrenit, për shkak lëndimeve, është dërguar me urgjencë në QKUK të Prishtinës. Policia nuk ka dhënë detaje për rrethanat...

Pas raportimit të qytetarit, Policia e Prizrenit gjobit shoferin

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion ka ngritur pika kontrolli me radar. Policia njëkohësisht është duke bërë edhe mbikëqyrjen e...

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme...

Kush mund të ankohet për shkarkimin e Dakës në Kushtetuese? Flet ish-gjyqtari i Gjykatës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Valdete Daka ka të drejtë ankese në këtë Gjykatë, lidhur me vendimin e marrë nga...

Mbi 30 gra padisin uebfaqen pornografike: Ka publikuar video pa pëlqimin tonë

Më shumë se 30 gra e kanë paditur kompaninë që e ka në pronësi faqen pornografike, Pornhub, me akuzën se ka përdorur video eksplicite...

Kylie Jenner rikthehet te ish i dashuri

Duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Ata morën pjesë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, në 72-vjetorin e Parsons Benefit...

Nesër përurohet laboratori biokimik në QMF në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, nesër do të bëjnë përurimin e...

Arrestohet “Konti i Zi”, pasardhësi i Papës me një të kaluar plot mister dhe krime

  I pasur, pinjoll i një prej familjeve më aristokrate italiane, pasardhës i një pape. Por kjo nuk e ka penguar Ranieri Adami Piccolominin të...

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në këtë orë

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të...

Vajza e Maradonës sulmon avokatin, ja arsyeja

Në Argjentinë vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte “radha” e Gianinnas,...

Lajmet e Fundit