22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Përfaqësuesit e bizneseve: Programi i Qeverisë po favorizon skemat sociale e jo zhvillimin ekonomik

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi, programi që është prezantuar gjatë javës së kaluar nga kryeministri i Albin Kurti, do të duhej të ishte më i detajuar.

Përveç tjerash, programi parasheh që të mos jetojë asnjë qytetar në varfëri ekstreme. Për realizimin e kësaj Qeveria ka në plan reformimin e skemave sociale dhe aktivizimin e fuqisë punetore

Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë, me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme, me nën 1.90 ollar në ditë.

Në plan është paraparë edhe një lloj rimbursimi për familjet e varfra, por që nuk jepen detaje se si do të bëhet. Edhe rritja e pagës minimale në 250 euro nga 130 euro sa është aktualisht dhe ngritjes së pragut të pagës, që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale, është në plan të qeverisë së Kosovës.

Me çfarë mjete do të bëhen të gjitha këto?

Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se me një buxhet prej mbi 2.4 miliardë euro sa ka Kosova në këtë vit është vështirë të realizohen pikat e planit të Qeverisë.

“Duhet kuptuar që ai buxhet është zotim dhe nuk është para e gatshme. E tëra kjo kërkon angazhim, kërkon përkushtim. Të realizohen të gjitha këto premtime duke pasur parasysh edhe rritjen e pagës minimale do të jetë një barrë shumë e vështirë. Nëse mendohet se kjo do të arrihet brenda një viti është fontanë dëshirash”, thotë Gërxhaliu.

Programit, shton Gërxhaliu i mungon ndarja kohore afatshkurtër, afatmesme apo afatgjate. Megjithatë, sipas tij, asgjë nuk mund të realizohet brenda një viti.

“Dua të besoj që me kalimin e kohës do të ketë një prioritizim të këtyre sfidave në aspektin kohor afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë”, thotë Gërxhaliu.

Ai shton se për zbatimin e planit, bashkëpunimi publiko – privat dhe dialogu mes opozitës dhe pushtetit duhet të jetë prioritet. Në planin e Qeverisë së Kosovës, thuhet se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetorë. Prandaj, ekzekutivi planifikon që çdo fillim vit financiar ta rishikojë programin përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

Kërkohet plan i detajuar

Krasniqi thotë se presin që të kenë një plan më të detajuar, një plan i cili sipas tij do të tregonte në periudha afatshkurtra synimet e qeverisë. Nga ajo që është paraqitur deri më tani, ai shprehet se plani në aspektin social kërkon shumë mjete buxhetore.

“Ne i përshëndesim veprimet për përkrahje sociale, por për të gjitha këto duhet të ketë një buxhet tjetër, jo ky që është aktualisht. Duhet rritje e buxhetit. Për rritje të buxhetit duhet një politikë me e mirë fiskale si dhe infrastrukturë më të mirë ligjore”, thotë Krasniqi.

Pjesë integrale e planit të qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë edhe diaspora.

Sipas këtij plani përmes krijimit të instrumenteve për investim, do të sigurohet që kapitali i diasporës do të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Prandaj duke filluar nga ky vit, do të emetohen bono thesari të dedikuara vetëm për mërgatën.

Ndryshe, problemet ekonomike dhe sociale, Kosovën e kanë përcjell ndër vite.

Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej 4 për qind e cila ishte para pandemisë nuk ka arritur ta zbusë nivelin e papunësisë që është rreth 25 për qind. Ky nivel i papunësisë ka bërë që Kosova të jetë shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë. /REL/

Më Shumë

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”

Publikohet dokumenti nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur më...

“200 persona në një dasmë”, Sot pritet të zyrtarizohet manuali i ri për ahengje

Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që...

Fillon realizimi i analizave biokimike në QMF në Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të...

MASh-i merr vendim, me këtë datë përfundon viti shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit. Sipas një vendimi të MASHT-it, që e ka nënshkruar...

Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon FSShK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash. Sipas reagimit, infermieri është sulmuar verbalisht...

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë Viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur...

Hekuran Murati shpalos detaje për heqjen e homologimit, vlen vetëm për këto shtete

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me kalimin në lexim të parë të heqjes së homologimit për veturat që importohen nga...

Vildania në të brendshme transparente duket për mrekulli

Vildane Zeneli po vazhdon me postimin e fotove tepër seksi në rrjetet sociale Bukuroshja dhe njëra prej fotomodelëve më të njohura kosovare që jeton jashtë...

Gjendja e sigurisë në shkollat e Prizrenit vlerësohet e mirë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për vitin 2021. Mbledhja u mbajt nën kryesimin e kryetarit të Komunës...

A e dëmtojnë pjellorinë te meshkujt vaksinat Pfizer dhe Moderna? Studimi i ri jep përgjigje

Një studim i ri ka zbuluar se te burrat që morën vaksinën Pfizer ose Moderna nuk është vërejtur asnjë rënie e numrit ose cilësisë...

“Hiqni kufizimet” – kërkesa e vazhdueshme e operatorëve turistik

Përfaqësues së Unionit Turistik Shqiptar kanë kërkuar ndryshime të masave kufizuese që janë aktualisht në zbatim, pwrkatwsisth heqjen e orws policore dhe lejimin e...

Situata me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit: 5 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë. Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq...

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19. Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore. E që Krasniqi...

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Me një varg aktivitetesh Malisheva po shënon 16 Qershorin – Ditën e Dëshmorëve dhe të Çlirimit

16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës, është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe...

KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka të bëj me ne

Te infektuar: 107,554 Sheruar: 104.679 Vdekur: 2,248   KEDS për zjarrin në Muzeun e Dëshmorëve: U dogjën instalimet e brendshme, s’ka...

Lajmet e Fundit