11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Albin Kurti në kamp të Prizrenit , nuk publikon fotografi për të mbrojtur privatësinë e të strehuarve

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin e tyre, Albin Kurti, kanë vizituar sot kampin inovativ në Prizren, ku po strehohen 440 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj, Salih Zyba e aktivistët Drita Millaku, Faruk Dakaj e Karanfil Haxhillari vizituan Kampin ku po qëndrojnë 440 familje të prekura nga tërmeti. Vendosëm të mos bëjmë fotografi në këtë aktivitet”, thuhet në komunikatën e VV’së.

Nga VV thonë se gjithçka po funksionon më së miri, nga kontrollet e mjekëve deri tek shpërndarja e ndihmave nga vullnetarët.

“Të gjitha nevojat elementare janë duke u plotësuar. Ndonëse çdo ditë ushqimi është duke u shtruar nga humanitarë zemërgjerë, në hapësirat e Kampit shpejt do të hapet edhe kuzhina ku do të gatuhet ushqim i freskët për refugjatët. Ish-hapësira e KFOR-it gjerman, sot Park Inovativ, edhe pse nuk mund ta ketë ngrohtësinë e shtëpisë, po ia del mbanë që mërzinë ta zbus. Në emër të organizatës sonë, i falënderojmë të gjithë për punën që po e bëjnë”, thuhet tutje në komunikatë.

“Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë. Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet, por jeta duhet të triumfojë. Këto ditë pikëllimin po e kthejmë në forcë. Ne jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri, Kosova është shtëpia e juaj sepse kombi shqiptar është streha jonë” /Express/

Më Shumë

Real Madrid-i synon ta rikthejë Diaz-in, por futbollisti e dëshiron Milan-in

Brahim Diaz me kënaqësi do ta zgjaste qëndrimin e tij në Milano nëse do të ishte e mundur, por klubi i tij mëmë, Real...

Më 18 prill nis rigjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, akuzohen për korrupsion në rastin “Abi Çarshia”

Më 18 prill të këtij viti, pritet të fillojë rigjykimi  ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqit, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku...

Lajmet e Fundit