11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Albin Kurti pyet deputetët: Pse e vrau Zahir Pajaziti Ejup Bajgorën!

(E plotësuar)

Ish- lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në fjalimin e tij të gjatë që e ka mbajtur në Kuvend, ndër të tjera ka pyetur deputetët pse Zahir Pajaziti e vrau bashkëpunëtorin e Serbisë, Ejup Bajgorën.

“E vrau për formimin e këtij shteti”, ka thënë Albin Kurti.

Ai ka thënë se vrasja e bashkëpunëtorit të Serbisë ka qenë veprim i drejtë i njërit prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë debatit për Gjykatën Speciale, Kurti ka thënë se e vërteta historike duhet të thuhet e jo të gjykohet ajo.

Sipas Kurtit, votimi i Gjykatës Speciale është gabim i dyfishtë për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

—Albin Kurti shkon edhe më larg: Po na e krijojnë një “Guentanamo”!

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se më këtë Gjykatë do të falen krimet e paraluftës.

Sipas tij, ky ligj për Gjykatën Speciale, Kosovën nuk do ta njeh si Republikë, por do ta njeh si autonomi. Madje, sipas tij, ky projektligj për Gjykatën Speciale do t’i njeh edhe ligjet penale të ish- Jugosllavisë.

“Me gjithë trysninë vendase e ndërkombëtare, po shohim se Kuvendi është bërë më shumë vendi ku thuhet mendimi, se sa të shprehet ai”, theksoi Kurti në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kurtit, me këto dhoma të specializuara po krijohet një Guenatanamo e re. / Gazeta Blic

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit