Albulena Haxhiu nga burgu i Prizrenit ku vdiq Dehari: Do të zbardhet rasti

Albulena Haxhiu vizitën e parë si Ministre e Drejtësisë e ka bërë në burgun e Prizrenit, aty ku vdiq aktivisti i VV’së, Astrit Dehari, në nëntor të 2016’s.

Haxhiu, pas vizitës, është zotuar se gjatë mandatit të saj do të ndihmohen institucionet për ta zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.

Ajo ka thënë se do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë edhe në zbardhjen edhe të rasteve të vrasjeve të tjera politike. /Express/

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit