Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, Dafina Alishani, ka reaguar pas paraqitjes së kryetarit Shaqir Totaj në emisionin “Pressing” në T7, duke e quajtur atë “kryetar të rrejshëm” dhe duke e akuzuar për propagandë dhe përvetësim të projekteve që nuk i ka realizuar.
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1005916998209680
Ajo e ka quajtur paraqitjen e Totajt si dëshmi të paaftësisë së tij për të udhëhequr me transparencë dhe integritet.
“Në Pressing, Totaj tregoi fytyrën e tij të vërtetë: një njeri që gënjen pa turp, përvetëson punët e të tjerëve dhe mashtron opinionin publik, duke menduar se qytetarët e Prizrenit janë naiv”, tha Alishani.
“Shaqir Totaj është mjeshtër i propagandës, por i dështuar në qeverisje. Ai mashtron për gjëra të lehtësisht të verifikueshme dhe përpiqet të ndërtojë sukses mbi punët e të tjerëve”.
“Koha e tij ka mbaruar. Prizreni ka nevojë për drejtues me vizion, integritet dhe rezultate të prekshme. Qytetarët do ta dëshmojnë këtë shumë shpejt.”
Ajo e akuzoi Totajn për mashtrime të shumta publike, duke renditur një sërë premtimesh të pambajtura dhe projekteve që, sipas saj, janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara:
? Disa nga pikat e përmendura nga Alishani:
Çerdhet – Totaj pretendon të ketë ndërtuar 6-7, por askush nuk i ka parë.
Shkeljet ligjore – Pretendon qeverisje pa shkelje, por stafi i tij përballet me aktakuza.
Përfaqësimi i pakicave – 4 vite pa nënkryetar nga komunitetet jo-shumicë.
Qendra për autizëm, çerdhet, QKMF – Projekte të nisura nga të tjerët.
Trashëgimia kulturore – Objekt i mbrojtur është rrënuar gjatë mandatit të tij.
Rruga e Tranzitit dhe Unaza – Punime të përsëritura, pa përfundim cilësor.
Projektet digjitale, info-qendrat – Të premtuara, por jo funksionale.
Pishina olimpike, parkingjet, teleferiku – Të gjitha mbeten vetëm premtime.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren