Allegri: E kemi për detyrë të fitojmë titullin kampion

Skuadra e Juventusit ka transferuar futbollistë cilësor si Pogba, Di Maria dhe Bremer. Trajneri Massimiliano Allegri e ka pranuar se “Zonja e Vjetër” e ka për detyrë që të fitojë titullin.

“Juventusi si gjithmonë niset për të arritur çdo objektiv, këtë verë kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm, disa me eksperiencë e disa të rinj. Përveç të tjerave, është viti i dytë ndaj nisemi nga një bazë e mirë. Pasi kemi mbetur një vit pa trofe, për herë të parë pas 10 viteve, e kemi për detyrë të fitojmë titullin kampion”, ka thënë Allegri. 
“Di Maria dhe Pogba janë të jashtëzakonshëm, kemi një të ri si Gati dhe pastaj ka të tjerë të rinj që duhet të vlerësoj. Jam shumë i lumtur për afrimin e Bremer, lojtar fizik dhe me karakteristikat që kërkonim. Nuk ka shumë lojtarë në qarkullim të këtij niveli dhe klubi u tregua i aftë që të zëvendësonte menjëherë De Ligtin. Jam i kënaqur, por tani nisin ndeshjet dhe vetëm një muaj na ndan nga fillimi i sezonit”, ka shtuar Allegri.

 

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit