14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Alma Lama konfirmon largimin nga Vetëvendosje!

AlmaLama-VVDeputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth largimit të saj dhe pritet që gjatë ditës të dal më një letër publike, ku edhe do të sqarojë në detaje dorëheqjen e saj.

Lama pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Z. Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo pat thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj, thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike.

Flirtimi i Vetëvendosjes me rrymat radikale fetare, mos dalja në mbrojtje të saj e liderit të VV-së, Albin Kurti dhe mënyrat jodemokratike, veçanërisht dhuna, të praktikuara nga kjo parti, duket se e kanë nxitur Lamën të marrë vendimin e largimit.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e...

Lajmet e Fundit