11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Alves: Do të jepja gjithçka për Mbappe-n, por jo për Haaland-in

I kthyer në Barcelonë, Dani Alves e ka vendosur veten si lider si në fushën e lojës në Camp Nou ashtu edhe në dhomën e zhveshjes dhe tani po flet për transferime të mundshme përveç detyrave të tij në fushë.

Braziliani bëri një deklaratë të fuqishme për dy lojtarët më të kërkuar, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

“Unë nuk do të bëja gjithçka për Haaland. Sinqerisht, nuk do të shpenzoja shumë para për të”, tha Alves në intervistat që ai dha për Sport dhe Mundo Deportivo.

“Për Mbappe po, por jo për Haaland. Unë jam duke luajtur rolin e drejtorit sportiv, por unë do të shkoja për Mbappe së pari, mendoj se ai është më i kompletuar në çdo aspekt”.

“Nëse do të bësh një investim të madh, duhet ta bësh atë në më të mirën. Nëse do të varet nga unë, do të shkoja për Mbappe. Ai është më i miri që ekziston dhe për stilin e Barcelonës, për momentin në futboll, nuk ka njeri më të mirë se ai”.

Alves gjithashtu është i lumtur për rikthimin e tij në Barcelonë, ku është duke luajtur një pjesë të madhe të ndeshjve, pavarësisht moshës së tij.

Braziliani foli edhe për lojtarët më të mirë në pozitën djathtë, ku në një periudhë, ai ishte më i miri në botë.

“Më pëlqen shumë Trent Alexander-Arnold i Liverpool-it, më pëlqen shumë edhe Achraf Hakimi”, tha ai.

Alves pritet të luajë për Barcelonën kundër Levante-s këtë fundjavë, duke qenë se nuk do të luajë kundër Eintracht Frankfurt të enjten pasi nuk është regjistruar në Europa League.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit