Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të ri për masat antiCOVID

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalë me një njoftim të ri rreth masave me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet.

Sipas një njoftimi të ri, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Njoftim i rëndësishëm për të gjitha udhëtimet ajrore drejt Gjermanisë: Kërkesa të reja të testimit për hyrje në Gjermani!.Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID 19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi.  Për më shumë informata vizitoni faqen tonë të internetit: www.pristina.diplo.de/covid19-einreise-sq”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook ambasada e Kosovës në Gjermani.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit