20.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ambasada e Zvicrës ka refuzuar 18% të kërkesave për viza

Derisa Bashkimi Evropian vazhdon ta zvarrisë liberalizimin e vizave për kosovarët, qytetarët po ankohen se së fundmi edhe ambasadat e shteteve evropiane e kanë shtrënguar dhënien e vizave për ta, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Njëra nga ambasadat, e cila ka kërkesa të shumta nga qytetarët e Kosovës për t’u pajisur me vizë është ajo e Zvicrës. Kjo Ambasadë ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se vitin e kaluar ka pranuar 33 mijë kërkesa për t’u pajisur për vizë zvicerane, por edhe me vizë austriake, franceze, belge, holandeze dhe nga Luksemburgu, pasi edhe për këto të fundit jepen viza në këtë Ambasadë.

Sipas zyrtarëve të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, rreth 20 për qind të kërkesave për pajisje me vizë vitin e kaluar i kanë refuzuar.

“Ambasada e Zvicrës përpunon deri në 200 aplikacione për viza në ditë. Shkalla e refuzimit është rreth 18%. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit. Vitin e kaluar kjo Ambasadë ka proceduar 33000 kërkesa për vizë (për Zvicrën, Francën, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Holandën)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dhënë “Zërit”.

Duke mos i komentuar arsyet e refuzimit të vizave zyrtarë të Ambasadës së Zvicrës kanë theksuar se aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill.

“Aktualisht pritja për një termin për dorëzimin e dokumenteve në Ambasadën e Zvicrës është deri në fund të muajit prill. Ne nuk kemi statistika për arsyet e refuzimit dhe ne nuk jemi në gjendje të komentojmë raste specifike lidhur me zgjatjen e vlefshmërisë së vizës”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre./ZERI

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Lajmet e Fundit