SBASHK-u vendos sot nëse do të ketë grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka bërë të ditur se kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror.

Ndërsa sot SBASHK-u ka ftuar kryesinë dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit që të marrin veprime duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës, njofton Klan Kosova.

“SBASHK-u të hënën ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave do të shkohet në grevë të përgjithshme në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit