Ambasadori amerikan reagon pas vrasjes së gruas në Prizren

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas vrasjes tragjike që i ndodhi gruas në Prizren.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për dhunën në familje.

“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u vra të martën, rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga burri i saj. Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren.

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit