14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ambasadorja turke, Ozan dhe ministri Yagcilar, uruan rektorin Vataj

vataj ambasRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, vazhdon të pranojë urime të shumta nga institucioneve të ndryshme dhe faktor relevant për marrjen e kësaj pozite. Në këtë kuadër ambasadorja e Turqisë në Kosovë Songül Ozan dhe Ministri në detyrë i Administratës Publike, njëherësh kryetar i KDTP-së, Mahir Yagcilar, të martën në takime të ndara kanë vizituar rektorin Vataj për të uruar për marrjen në drejtim të këtij Universiteti duke i dëshiruar sukses në punë.

Ambasadorja turke Ozan e falënderoi rektorin Vataj për pritjen që i ka bërë dhe e siguroi se qeveria dhe universitetet turke do të vazhdojnë bashkëpunimin me këtë Universitet siç ka ndodhur deri më tani. Ajo theksoi se universitetet turke janë mjaftë të zhvilluara dhe se mund të ndihmojnë UPZ-në në shumë aspekte dhe se kontributi i tyre si ambasadë do të jetë permanent në këtë drejtim.

Rektori Vataj e falënderoi ambasadoren turke për vizitën dhe urimet. Ai gjithashtu e falënderoi ambasadoren për kontributin e Qeverisë dhe shtetit turk që ka dhënë për shtetin e Kosovës në të gjitha sferat.

Ndërkaq, rektori Vataj e njoftoi ambasadoren se në vizionin e tij për universitetin, në kuadër të bashkëpunimit kombëtar,  e ka paraparë që prioritet për bashkëpunim të kenë edhe shtetet amë të etnive që janë në Prizren që janë pjesë e universitetit, të cilat nuk do të dallohen për nga trajtimi në çdo aspekt, sepse Prizreni është qendër e kulturës, e traditës dhe e tolerancës në mes të grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme me lidhje të veçanta vëllazërore me Turqinë. Rektori Vataj theksoi se do të ketë bashkëpunim konkret edhe me universitetet nga Turqia dhe se do të angazhohet për jetësimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani me të gjitha universitetet turke. Ai theksoi se është në interes të dyja vendeve por më së shumti të Universitetit tonë që të bashkëpunojmë më universitetet turke, duke marrë parasysh traditën e gjatë që kanë këto universitete.

Ndërkaq, në vizitën e tij Ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yagcilar e uroi rektorin Vataj për marrjen e kësaj pozite dhe e siguroi se do të ketë mbështetjen e tij për të quar përpara këtë universitet, nga pozicioni që është tani por edhe nga çfarëdo pozicioni që do të këtë në të ardhmen, duke theksuar se është në interes të Prizrenit që ky universitet të zhvillohet në çdo aspekt.

Rektori Vataj e falënderoi për vizitën, urimet dhe gatishmërinë për mbështetje ministrin Yagcilar dhe e siguroi se ashtu si edhe komunitetet e tjera, edhe studentët e komunitetit turk do të kenë trajtim dinjitoz dhe se do t’i inkurajoj dhe mbështes që të zhvillojnë departamentin në gjuhën turke por që të ofrohen edhe drejtime të tjera në gjuhën turke në bazë të kapaciteteve që janë dhe në bashkëpunim me universitetet turke.

Më Shumë

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Lajmet e Fundit