3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ana e fuqishme e luftës së UÇK-së

NysretPllana-libriNë Shtëpinë e Kulturës “Kultur Zentrum” në Mynhen (Munchener Volkshochschule – Stadtteil Haenberg) është promovuar libri i prof. dr. Nusret Pllana “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”.

Nën organizmin e atdhetarit të shquar Agim Shehu është bërë promovimi i librit të prof. dr. Nusret Pllanës “Gjenocidi i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët”. Ky libër voluminoz faktografik i autorit, prof. dr. Nusret Pllana është shpalosur para më shumë se 200 shqiptarëve intelektualë, studentë, krijues dhe dashamirë të librit, artit dhe kulturës.

Në këtë promovim të librit për rëndësinë e tij, kanë folur shumë penalistë dhe të pranishëm.

Gazmend Islami ka thënë se ky libër është ambasadori më i fuqishëm i cili flet vetë për peripecitë që ka kaluar Kosova për të arritur deri te liria. “Libri tregon edhe anën e fuqishme të luftës heroike të UÇK-së. Ky libër është përmbledhje publicistike me mbi 400 fotografi që na sjellin në kujtesë dhembjen dhe vuajtjen e popullit tonë, nën dhunën e pushtuesit barbar Serbisë në dy shekujt e fundit. Autori duke bërë një punë të vështirë kërkimore me vite ka arritur të sjellë skena rrëqethëses nga masakrat dhe vrasjet e ndryshme që kanë bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serb ndaj popullit civil shqiptar. Guximi i intelektual i autorit për t’ju qasur këtij libri nuk ishte i lehtë kur dihet për neglizhenca e shumicës dërmuese që do të duhej të ishin bartës të ndihmës për bërjen e këtij libri”, ka thënë Islami, duke shtuar se pavarësisht mungesës së përkrahjes me përjashtim të miqve të tij, autori me vendosmërinë e tij dhe përkushtimin e tij arriti që ky libër ta sheh dritën.

“Këtë libër të dr. Pllanës autoritet serbe, por edhe dashakeqët e kombit tonë e luftojnë me çdo mjet që të minimizohet sepse e qet para aktit të kryer serbin sepse dokumentimi dhe fotografia janë dëshmitë me vlerën më të madhe. Po e përfundoj me një thënie të një ish-presidenti amerikan që kishte thënë: ‘Armikut mos iu hakmerr, por as kurrë mos e harro kush ishte ai’”, ka deklaruar Islami, shkruan Epoka e re.

Prof. dr. Nusret Pllana, duke e parë sallën e mbushur i ka dhënë një motivim edhe më të madh që të flasë rreth librit dhe përpjekjeve të tij të deritashme në arritjen e ribotimit të këtij libri që ishte në paraqitje e sipër.

Të pranishmit në sallë ishin tepër të interesuar për librin, me ç’rast disa herë prof. Nusret Pllana është ndalur me duartrokitje nga të pranishmit.

Autori i librit, prof. dr. Nusret Pllana, ka thënë se ky libër tani është botuar dhe përkthyer në disa gjuhë të botës, anglisht, shqip, frëngjisht, gjermanisht dhe suedisht, por ka premtuar se do të vazhdojë të punojë që ky libër dokumentar dhe me fakte të vërtetuara nga arkivat e UÇK-së, të përkthehet edhe në gjuhë të tjera; në gjuhën danishte, serbisht, rusisht, arabisht dhe italisht. “Kështu që i tërë globi le të kuptojë mirë dhe të dijë për fatin e shqiptarëve që për gati dy shekuj të plotë ishin nën torturën, dhunën dhe gjenocidin fashizoid serb”, ka thënë Pllana.

Më Shumë

Lajmet e Fundit