Analizat e gjakut nga sot bëhen edhe në QKMF të Reçanit

Analizat e gjakut dhe shumë shërbime të tjera të analizave laboratorike që i përkasin Kujdesin Parësor Shëndetësor tanimë mund të bëhen edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Reçanë.

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se rreth 12 mijë banorë të rajonit të Zhupës nga sot nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri në qytet, për kryerjen e analizave laboratorike në QKMF.

“Me anë të pajisjes së re laboratorike, ato mund t’i kryejnë edhe në Reçanë”, tha Haskuka.

“Ky projekt i realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë, është edhe një zotim i përmbushur në kuadër të riorganizimit të njësive shëndetësore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit