18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ancelotti jep lajmin e hidhur: Kapitulli im i fundit është Reali

Në një intervistë me gazetën italiane “Il Messaggero”, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tregon se ka vendosur se kur do të vjen koha për pensionimin e tij.

Ancelotti tha se pas aventurës me kampionin evropian do ta përmbyllë karrierën e tij si trajner.

“Pas Real Madridit, unë do të pensionohem. Ky kapitull do të mbyll karrierën time si trajner. Real Madridi nënkupton nivelin më të lartë, kështu që ka kuptim ta konsiderojë këtë klub si fundin e karrierës sime”, tha Ancelotti për “Il Messaggero”.

Deri tani në rrugëtimin e tij si trajner, Carlo Ancelotti kishte një karrierë të bujshme duke ka fituar dy herë Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, dhe është gjithashtu trajneri me më shumë triumfe në Superkupën e UEFA-s, pasi ka fituar trofeun në katër raste, duke drejtuar Milanin dhe Real Madridin.

Sezonin e kaluar, Ancelotti fitoi trofeun e La Ligas dhe atë të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Më Shumë

Seanca e Kuvendit të Prizrenit dështon për shkak të mungesës së kourumit, pikat shtyhen për shtator

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ka dështuar për shkak të mungesës së kourumit. Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, konstatoi se vetëm 12 kuvendarë iu përgjigjën...

Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është...

Lajmet e Fundit