3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Angela Merkel i dërgoi letër Hashim Thaçit

Thaci-Markel14-28Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë takimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014.

“Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Nëpërmjet kësaj letre, ajo jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet evropiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.

“Dëshiroj ta falënderoj zonjën Merkel, në emrin tim personal por edhe në emër të qeverisë së Kosovës, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë vendit tonë dhe mbarë rajonit. Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin që ajo vë theksin tek synimi politik i normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e siguroj që Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut”, thuhet ndër të tjera në statusin e Thaçit.

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit