16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Angli, arrestohet shqiptari me thikë dhe drogë

Një shpërndarës droge është arrestuar pasi u kap duke zotëruar një sasi kokaine si dhe një thikë gjatë një kontrolli rutinor në veturën e tij.

Kristian Gecaj, 25 vjeç, me banim në Satanita Road të Southend në Britaninë e Madhe, e pranoi se e zotëronte sasinë me qëllim shpërndarjeje dhe për pasojë u dënua me 28 muaj burg.

Ai u dënua edhe me katër muaj të tjera për armëmbajtje pa leje në hapësira publike.

Gecaj u ndal nga policia në Acton të Londrës dhe oficerët pikasën se ai ishte i pasigurt në përgjigjet që iu jepte.

Pas kontrollit që iu bë, atij ju gjet thika në xhaketë, si dhe sasia e kokainës në veturë.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit