3.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

Qytetarët ua kanë mësyrë të premten dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve.

Por, bashkë me blerjet ishin edhe ankesat. Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët, e nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se këto çmime janë si pasojë e importit, pasi Kosova të gjitha i importon.

Qytetarët të cilët kishin dalë të furnizoheshin me produkte ushqimore, ankoheshin për çmime të larta duke i cilësuar të papërballueshme.

“Çmimet janë shumë më të larta se vjet që kanë qenë, por pa i marrë këto janë gjëra të përditshme që i marrim ushqimore” , tha Halil Kadriu, blerës.

“Nuk është hiç e përballueshme, shumë janë rrit çmimet”, tha blerësi Rasim Sahiti. “Me probleme boll, rroga të lira, shtrenjtim çka të bëjmë “, tha një tjetër qytetar.

Aktivisti i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se merr ankesa nga konsumatorët për shtrenjtimin e produkteve ushqimore, që përgjegjëse për këtë shtrenjtim e bën Qeverinë e Kosovës.

“E drejta për ankesa është mashtrim, nëse Qeveria paraprakisht nuk e mbush mandatin për të na informuar, edukuar, arsimuar për të na vetëdijesuar”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës bëjnë të ditur se viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për bizneset e Kosovës. Ai tha se sfida më e madhe ka qenë çështja e inflacionit meqë Kosova është vend që importon inflacion.

“Kosova për herë të parë e ka arritur në historinë e saj, që nga viti 2008 inflacionin 2 shifror dhe kjo e tregon që jo vetëm bizneset që kanë pas sfidë dhe kanë pas më pak ulje të konsumit por edhe qytetarët e Kosovës janë më të varfër se sa që ishin një vit më parë për arsyeje se inflacioni ka prekur drejtpërdrejt ne xhepat e qytetarëve të Kosovës”, Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike të Kosovës.

Rafuna bëri të ditur se në qoftë se vazhdon trendi i inflacionit dyshifror edhe në Bashkimin Evropian, parashihet që disa vende apo një pjesë e tregut të BE-së t’i nënshtrohen rënies ekonomike që pashmangshëm do t’i prekë edhe bizneset dhe qytetarët e Kosovës. /RTK/

Më Shumë

Latifi: Në janarin e vitit 1990, forcat pushtuese serbe iu frikësuan lumit të madh të demonstruesve

Në 33 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, Komuna e Rahovecit ka organizuar homazhe pranë varrezave...

Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Korishë të Prizrenit

Në fshatin Korish të Prizrenit, një person derisa po punonte, ka rënë nga lartësia. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe në vend...

Lajmet e Fundit