8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Ankohet AKR-ja

Behxhjet pacolliPara se të përfundojë afati për ankesat e partive politike, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur afër 60 ankesa nga kandidatët dhe subjektet politike, të cilët nuk janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve.

Mulë Desku, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, ka thënë për “KosovaLive”, se ankesa në këtë institucion kanë paraqitur kandidatë, por edhe subjekte politike.

Ai ka thënë se ka qenë Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe partia e ministrit në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

“Të gjitha ankesat do të shqyrtohen në afat ligjor prej 72 orësh, do të thotë që nga sot deri të hënën pasdite”, ka thënë Desku.

Ai ka theksuar se janë në fazën e pranimit të ankesave dhe pastaj do të shqyrtohet besueshmëria dhe të merret vendimi në lidhje me to.

Ndryshe, me përfundimin e këtyre procedurave do të fillojë faza e konstituimit të institucioneve.

Së pari do të konstituohet përbërja e re e Kuvendit, kryetari dhe kryesia e tij, e më pas fillojnë edhe negociatat për krijimin e Qeverisë së re.

Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, presidenti i vendit, në këtë rast presidentja, Atifete Jahjaga, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Parlament për ta formuar Qeverinë.

Kandidati për kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërtimit, paraqet përbërjen e Qeverisë dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Në qoftë se përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit