9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Ankthi për krizën ushqimore, rusët djegin arat me grurë në Ukrainë

Kriza ushqimore po kërcënon pjesën më të madhe të popullsisë së botës. Në këtë skenar të tensionuar, Kievi akuzon  Rusinë për bombardimin e hambarëve të Ukrainës.

Ndërkohë, Kievi rrezikon të bllokojë  miliona tonë drithë në Ukrainë, për shkak të një “bllokimi” të porteve nga Rusia.

Ndër të tjera ukrainasit thonë se rusët po u djegin grurin nëpër ara.

Në lidhje me këtë Daily Mail ka publikuar video ku ushtarët ukrainas  spërkatin  të korrat e grurit me ujë për të shpëtuar grurin nga zjarri.

zjarri.

Ukraina, e njohur gjithashtu si hambari i Evropës, ka disa nga tokat më pjellore të kontinentit dhe furnizon me ushqim pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Bombat ndezëse, të cilat janë ndaluar nga një traktat i OKB-së i nënshkruar nga Rusia, Ukraina dhe 123 vende të tjera , janë përdorur në mënyrë të përsëritur nga forcat e Putinit që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Konventa për disa armë konvencionale ndalon përdorimin e llojeve të caktuara të armëve që konsiderohen se shkaktojnë vuajtje të panevojshme ose të pajustifikuara për luftëtarët ose prekin pa dallim civilët.

Përmbajtja e ndezshme e këtyre bombave digjet në 2200C dhe ndez zjarre që janë të vështira për t’u shuar.

Ato prodhojnë substancën më të nxehtë antropogjene dhe mund të djegin mishin e njeriut deri në kocka.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Lajmet e Fundit