Komuna e Prizrenit ia vjedh Turqisë foton e Përkujtimit të Ataturkut për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi e cila del se është vjedhur nga Turqia. Simboli turk i hënës me yll është zëvendësuar me emblemën e UÇK-së, “19 maji” i turqve me “12 qershorin” e çlirimit dhe kaq ka mjaftuar për ta bërë një version shqip të fotografisë nga Turqia, raporton Gazeta Express.

Fotografinë ku paraqitet dikush që mban një flamur me emblemën e UÇK-së, Komuna e Prizrenit e publikoi të shtunën, duke njoftuar se kryetari Shaqir Totaj do t’i priste sot në mesditë veteranët e UÇK-së për nder të Ditës së Çlirimit.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit