Anthony Joshua komenton rikthimin e Mike Tyson

Mike Tyson do të kthehet në ring më 12 shtator, në duelin kundër Roy Jones JR.Tyson është stërvitur tash e disa muaj, duke fituar shpejtësi dhe forcë, dhe duke bërë që fiziku i tij të duket si i një boksieri aktiv.Pasi u njoftua për rikthimin e Tyson në ring, një mesazh për amerikanin ka nisur edhe kampioni aktual, Anthony Joshua.

“Unë mendoj se është për një pasion, lidhur me të dy”, ka thënë Joshua për ‘Sky Sports’.

“Mike Tyson ka luftuar që kur ishte 13 vjeç, Roy Jones, babai i tij e shtynte të bëhet më i madhi”, ka shtuar AJ.

“Fat të mbarë për të dy, është krejt çfarë dinë”.“Nëse Mike Tyson dëshiron të kthehet dhe të luftojë dikë nga epoka e tij për dashurinë ndaj sportit, le ta bëjë, i dëshiroj fat”, ishin fjalët e AJ.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit