19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Anthonya Joshua pranon të ndeshet me Tyson Furyn

Anthony Joshua e ka pranuar ftesën e Tyson Furyt për t’u ndeshur.

 

Fury publikoi një video në llogaritë e tij në rrjete sociale, ku ia ofroi bashkëvendësit të tij një mundësi për të luftuar për titujt e WBC-së.

“Anthony Joshua, e di që sapo e ke humbur një luftë nga Usyku, dhe e di që je pa rripa për momentin, andaj do të doja që ta ofroja mundësinë që të luftosh me mua për kampionatin e peshave të rënda WBC dhe për kampionatin linear në muajt në vijim,” ka thënë Fury në video.

Ndërkaq tani Joshua i është përgjigjur Furyt në Twitter, duke i thënë që pranon të rrihet me të nëse e ka seriozisht.

“Po, qetësohu. Nuk bëj diskutime online vetëm për ndikim, por nëse e ke njëmend, atëherë fol me 258mgt-në. Do të jem gati në dhjetor. Khalas.” I është përgjigjur Joshua.

 

Më Shumë

Gjysmëfinalja vazhdon në kryeqytet, Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Borës

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte me ndeshjen e dytë, ku Bora pret Bashkimin në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Takimi zhvillohet nga...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit