4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Antimafia italiane: Mafja përpiqet të përhapet edhe në Europë

Mafja nuk është vetëm italiane por synon të globalizohet dhe të arrijë në shumë vende europiane, theksoi sot kreu i Drejtorisë Italiane Antimafja (DIA), gjenerali, Giuseppe Governale.

“Krimi i organizuar është duke u përhapur jashtë vendit, duke u globalizuar”, shpjegoi ai gjatë një takimi me shtypin ndërkombëtar në Romë.

“Cosa Nostra, mafja siçiliane, ka qenë gjithnjë e pranishme në SHBA, Kanada apo Australi, por Ndrangheta, mafja kalabreze, është gjithashtu dhe prania e saj nënvlerësohet ndërkohë që është një organizatë jashtëzakonisht e fuqishme”, thotë ky ish-gjeneral i karabinierëve dhe ish-kreu i grupit elitë “Ros”.

“Organizatat mafjoze kanë përfaqësues në çdo vend të botës ku veprojnë, në disa porte për shembull, por Ndrangheta përpiqet që të shtojë jashtë vendit strukturat e ngritura në Kalabri”, theksoi Governale që ka ardhur në krye të DIA-s në tetor 2017.

Më Shumë

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Lajmet e Fundit