12.9 C
Prizren
E enjte, 22 Korrik, 2021

Anton Quni: Do ta fitoj Prizrenin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, është i bindur se, në zgjedhjet e tetorit, ky subjekt politik do të rikthehet në këtë qytet.

“Ne kemi filluar punë në teren. Po i takoj qytetarët e Prizrenit çdo ditë, dhe bazuar në takimet që po i zhvilloj jam i bindur që do ta bëjmë rikthimin e fuqishëm të LDK-së”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”, tha Abdixhiku, në konfirmimin e kandidaturës së Qunit.

Anton Quni thotë se kandidatura për kryetar të Prizrenit është një përgjegjësi e madhe.

“Natyrisht që është nder, por dhe përgjegjësi e madhe, të cilën unë e pranova pa hezitim, sepse është një mundësi tjetër, pas asaj të deputetit të Parlamentit, me iu shërbyer qytetarëve të Prizrenit”.

Ai premton se në garën zgjedhore do të shpalosë platformën për Prizrenin.

“Platforma jonë që po shkon drejtë finalizimit. Do të shpaloset në ndërkohë për opinionin e gjerë. Tani mund t’ju them vetëm se do të jetë oferta më e mira për qytetarët e komunës së Prizrenit”.

Quni ka vlerësim negativ për qeverisjen e Haskukës.

“Qeverisja lokale në Prizren ka dështuar të përmbushi detyrimet dhe përgjegjësitë e veta karshi nevojave dhe kërkesave të prizrenasve. Kjo qeverisje, sipas të gjitha matjeve vendore dhe ndërkombëtare del të jetë ndër qeverisjet lokale më të dobëta në nivel vendi. Largimi i saj nga pushteti është i domosdoshëm, sepse i ka shkaktuar dëm e regres të madh komunës së Prizrenit, gjë që me mbështetjen e qytetarëve do të arrijmë ta bëjmë në zgjedhjet e vjeshtës”, shprehet ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj uron Kurban Bajramin

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka uruar Kurban Bajramin. Në një komunikat për medie, Totaj tha se festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin...

25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra vijnë sot në Kosovë

Një fluks i madh i mërgimtarëve pritet të aterojnë sot në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, ku vetëm nga Zvicra pritet të vijnë 25 aeroplanë. Raporti...

Zyrtare: Caktohet data dhe vendi për meçin Joshua – Usyk

Tashmë është bërë zyrtare data për meçin mes boksierit ukrainas, Alexander Usyk dhe kampionit të botës, Anthony Joshua, shkruan Insporti. Dyshja do të ngjitet edhe...

BE e pafuqishme deri në verën 2022

Seremb Gjergji Bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndermjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hyne në zgjidhjen e...

Malisheva dhe Rahoveci mbeten pa rrymë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike kanë mbetur pa rrymë Gjakova, Malisheva dhe...

Prizren, një baba sulmohet fizikisht dhe kanoset nga djali i vet

Një burrë nga Prizreni ka raportuar dje policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij. Sipas njftimit, i dyshuari është arrestuar dhe...

Po mbanin 11 sirian në shtëpinë e tyre, arrestohen 7 persona në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Suharekë, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë. Me...

Vdekja e dy kosovarëve në Gjermani, MPJD thirrje bashkatdhetarëve të lajmërohen në konsullata

Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani, ndërkohë është duke vazhduar kërkimi për njerëzit e zhdukur. Në mesin e viktimave janë edhe...

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë zyrtarizur kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta Express. Në një shkrim...

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Prizren dhe Rahovec

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2021 – Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të...

Posta lëshon në qarkullim pullat postare “Lojërat Olimpike Tokyo 2020”

Filatelia e Postës së Kosovës, nga nesër më 20 korrik 2021, lëshon në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Lojërat...

Xhemajl Rexha është kryetari i ri i AGK-së

Xhemajl Rexha, është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Ai e ka mundur kundërkandidatin Arton Mulliqi. Rexha ka marrë gjithsejt 171 vota...

Sot është përvjetori i lindjes së shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway

Ernest Hemingway ishte novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Hemingway në...

Gjermani, mbi 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur teksa shiu i rrëmbyeshëm shkatërron Evropën

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur ndërsa shiu i madh shkatërron Evropën Evropa është goditur ditët e shiut të rrëmbyeshëm...

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë Kryetri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

Vdes në moshën 58 vjeçare kitaristi i grupit të njohur

Jeff LaBar i njohur më së miri si kitarist i grupit metal Cinderella ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare. Ishte djali itij Sebastian që...

Lajmet e Fundit