27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Anton Quni fton qytetarët që ta votojnë Afërdita Morina-Biffar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka ftuar qytetarët që më 17 tetor të votojnë për kuvendare kandidaten, Afërdita Morina-Biffar.

Sipas tij, Morina-Biffar, ka një biografi të pasur që i duhet Prizrenit.

Postimi 

– Zëdhënësja e Degës së LDK-së, anëtare e Kryesisë dhe Kryetare e Nëndegës “Lagjja e Trimave” është pjesë e ekipit tim me të cilin synojmë fitoren tonë të madhe, për të qeverisur mirë e suksesshëm me Komunën e Prizrenit.
– Afërdita është e diplomuar në Shkenca Politike në drejtimin – Administratë Publike.

Me përvojën e saj shumëvjeçare në medie, (Radio e Televizion), si dhe në menaxhimin e një institucioni privat parashkollor, ajo kësaj radhe po e kërkon besimin tuaj për Kuvendare, me zotimin se do të bëhet zë i fuqishëm përfaqësues në artikulimin e kërkesave dhe shtyerjen përpara të iniciativave të komunitetit për të mirën e përgjithshme.

Afërdita, është grua e fortë dhe e guximshme, energjike dhe shumë e zëshme për të mirën e përgjithshme.

Ajo është nënë e një djali shembullor dhe bashkëshorte e Ulrich-ut, mikut/kolegut tim, oficerit të KFOR-it gjerman e ish-zyrtarit të OSBE-së për Rend dhe Siguri Publike në Kosovë dhe drejtuesit të Qendrave Rajonale për Gjilan e Prizren.E bindur se Prizreni dhe prizrenasit meritojnë të qeverisen e përfaqësohen më mirë, Afërdita zotohet se në fokusin e saj si Kuvendare, do të jenë barazia gjinore dhe avancimi i pozitës së grave dhe vajzave të reja, problematikat ambientaliste, të arsimit, sidomos atij parafillor si dhe interesat e kategorisë së qytetarëve në moshë të shtyer Afërdita, paq fat e mbarësi në këtë sfidë!
LDK/Sponsorizuar/

 

Më Shumë

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Lajmet e Fundit