14.1 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Anton Quni: Mirënjohje për të gjithë votuesit e LDK-së

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ai, tha se LDK-ja në Prizren, në zgjedhjet e 6 tetorit ka shënuar ngritje të votave.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrej i Qunit në “Facebook’

Te dashur simpatizant e aktivistë të LDK’s ne Prizren, tash kur i kemi pranuar rezultatet preliminare nga KQZ, dua te shprehi falenderimin tim te sinqert per votat tuaja dhene Lidhjes Demokratike te Kosoves, kandidateve te deges dhe gjithe kandidateve tuaj te preferuar ne listen e LDK’s.

Megjithese pritjet tona ishin per nje fitore ndryshe, megjithate ndryshimi i nevojshem dhe i kerkuar ndodhi, dhe kjo fale aktivizimit dhe votes tuaj.

Prizreni ne kete legjislature do te përfaqësohet nga kater (4) deputet te deges tone, Hatim Baxhaku, Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli dhe une, Anton Quni.

Xhavit Ukaj, me nje angazhim dhe perkushtim maksimal, ka marre numer te madh te votave qe e rradhisin te dytin ne listen pritese te partise. Angazhim te jashtezakonshem ne fushate kane treguar edhe dy zonjat e nderuara, kryetarja e FG Sadije Osaj-Jakupi dhe Hyre Tejeci. Megjithese nuk arriten te hyjne ne Kuvend, une e vleresoj jashtezakonisht shume angazhimin e tyre, ashtu sic vleresoj lart edhe angazhimin e kandidatit te deges se Zhurit Fadil Vezaj dhe te te gjithe kolegeve garues te ketyre zgjedhjeve.

Nje falenderim te vecant dua ta shprehi per udheheqjen e mire te kampanjes tone zgjedhore, shefit te Shtabit, Hanefi Muharremit dhe gjithe anetareve te angazhuar ne ekipin e tij, te cilet kane bere nje pune te jashtezakonshme pergjate gjithe fushates.

Mirenjohja ime shkon edhe per te gjithe kryetaret e nendegeve dhe aktivistet tane ne teren.
Angazhimi yne i përbashkët, LDK’s ne Prizren i solli ngritjen e votave, krahasuar me zgjedhjet paraprake.
A jam i kenaqur me kete rezultat, natyrisht qe jo, sepse synimi im eshte qe, bashk me ju, te ngrisim LDK’n e Prizrenit aty ku meriton te jete, ne vendin e pare dhe ta bejme pretendente kryesore per ta marre qeverisjen lokale, kurdo qe te mbahen zgjedhjet.

Diteve ne vijim, do te mblidhemi, te analizojme rezultatin ne detaje dhe te gjitha te metat qe i kemi evidentuar gjate rruges, pastaj do te fillojme punen ne teren.
Bashk mundemi!

Shendet dhe mbaresi per te gjithe.

Antoni Quni
Kryetar i LDK’s Prizren

Më Shumë

Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë...

Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa...

Lajmet e Fundit