35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Anton Quni: Vrasja e Ukë Bytyqit, shprehje e pafuqisë për ta mposhtur ndryshe

Suhareka sot përkujtoi sot kryetarin e parë të komunës në periudhën e pasluftës, Ukë Bytyçi, i vrarë një ditë pasi partia e tij, LDK, kishte fituar mandatin e dytë të zgjedhjeve lokale për ta qeverisur këtë komunë.
Bytyqi, bashkë me dy përcjellësit e tij Bafti Bytyqi dhe Bajram Bajrami, ishin vrarë në fshatin Leshan të Suharekës përderisa po festonin fitoren në ato zgjedhje.

13 vjet më pas, në Suharekë, kujtimi për Ukë Bytyqin është i freskët.

Të pranishëm në akademinë përkujtimore ishin shumë qytetarë, familjarë të Ukë Bytyqit, ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ministra dhe deputetë të LDK-së.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, tha se vrasja e Ukë Bytyqit ishte lajmi që kishte tronditur tërë opinionin kosovar, shkruan kallo.com.

“Ishe lajmi më i keq që kishim mund me marrë me mend në atë kohë. Ishte pikëllim i madh, një pezëm i theksuar. Ne mbetëm pa një njeri të madh të kombit, një atdhetar të pashembullt, një familjar të shkëlqyer”, tha Asllanaj.

Ndërsa, në emër të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, të pranishmit i përshëndeti deputeti Anton Quni, i cili tha se vrasja e Ukë Bytyqit ishte mënyra e vetme për ta mposhtur atë në fitoret e vazhdueshme të tij.

“Ishte shprehje e pafuqisë për ta mposhtur në mënyra të tjera, ishte shprehje e mos përballimit të fitoreve të tij të vazhdueshme nga ata që nuk mund të fitonin ndryshe”, tha Quni.

Nga familja e Ukë, Bytyqit, foli djali i tij, Flamur Bytyqi, i cili i emocionuar, tha se prezenca në këtë sallë, bën më te fortë, si familje.

“Prezenca e juaj këtu në sallë për kujtimin që i bëhet Ukë Bytyqit neve si familjarë na bën më të fortë dhe këtë dhembje po na ktheni në krenari”, tha Flamur Bytyqi.

Më Shumë

Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe...

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për...

Lajmet e Fundit