15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Apel nga Policia e Kosovës

Policia e KosovesMe qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit.

Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në vendin tonë, në disa akse rrugore si pasojë e të reshurave të borës mund të paraqiten vështirësi të qarkullimit të automjeteve dhe bazuar në këto rrethana Policia e Kosovës, me njësitet e saj, ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Në akset rrugore janë caktuar njësite policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe kushteve atmosferike, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund të jenë të ulëta e të paraqiten ngrica në rrugë, edhe pse sot të gjitha rrugët konsiderohen të kalueshme.

Sipas PK-së ngasësit e automjeteve duhet t’u përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Më Shumë

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lajmet e Fundit