4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Apeli i infektologut kosovar: Të paktën vendosini maskat

Infektologu Valbon Krasniqi ka reaguar ndaj rasteve të fundit me COVID-19, ku rezultuan 40 raste të reja.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Krasniqi ka apeluar qytetarët për kujdes, duke thënë se duhet të barten maskat.

“Qytetarë të nderuar – kujdes! Ne të gjithë bashkërisht, qytetarë, profesionistë shëndetësorë e institucione duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona. E çka mund të bëjmë si qytetarë? Të paktën të bartim maskat. Jeta normale duhet të vazhdojë, por mbani MASKAT dhe RUANI DISTANCËN FIZIKE. Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin Tuaj”, ka shkruar Krasniqi.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë të dielës në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga coronavirusi.

Po ashtu, Instituti njofton se edhe gjashtë pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve nga sëmundja COVID-19 të arrijë në 890.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me coronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,234 raste dhe 31 pacientë kanë vde

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Lajmet e Fundit