10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Arbana Xharra mund Zhugollin edhe në Gjykatën e Apelit

Arbana XharraGjykata e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e pronarit të kompanisë “Pejton”, Bejtush Zhugolli, për kompensim financiar në vlerë prej 700 mijë euro nga kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra.

Kjo e fundit në vitin 2012 kishte botuar një shkrim me titull: ““Baballarët” e tenderëve në Kosovë”, ku argumentohet me fakte se kjo kompani është financuese e PDK-së, e cila si parti në pushtet më pas e ka shpërblyer me tender publik.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, kryetarja e kolegjit të kësaj Gjykate, Vjollca Rizaj, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e kompanisë “Pejtoni” sh.p.k Prishtinë, duke vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit ka dhënë arsye të mjaftueshme për faktet relevante, të cilat i pranon edhe Gjykata e Apelit.

Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë vite më parë pas administrimit dhe vlerësimit të provave kishte gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar dhe ka vendosur si në dispozitiv të aktgjykimit.

Sipas Gjykatës, në procedurë të shkallës së parë Zhugolli nuk ka ofruar asnjë provë se informatat e publikuara nga gazeta kanë qenë të trilluara dhe produkt i pasaktë i artikullshkrueses, gjegjësisht se shkrimet në gazetë paraqesin shpifje në kuptim të nenit 3.1 a) të Ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes.

Përkundrazi, sipas aktgjykimit, nga ekstrakti bankar në shkresat e lëndës shihet se personi përgjegjës me të vërtetë e ka financuar fushatën elektorale të PDK-së.

“Në këtë drejtim meqenëse paditësi nuk ka arritur të dokumentojë bazën e kërkesëpadisë, se të dhënat në gazetën Zëri janë jo të sakta, vërtetimi i lartësisë së dëmit të pësuar është jolëndor në këtë çështje kontestuese. Për faktin se pala në seancën gjyqësore të 18.06.2012 ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Gjykatës që ka të bëj me tenderin e fituar nga KEK-u, gjegjësisht këtë nuk e ka mohuar”, thuhet mes tjerash në aktgjykim.

Përndryshe, Arbana Xharra, pasi kishte fituar rastin në shkallën e parë me kompaninë “Pejton” kishte deklaruar për media se paditë dhe kërkesat për kompensim me shuma marramendëse financiare janë formë e shantazhit.

“Paditë dhe kërkesat për kompensim me shuma marramendëse, vlerësoj se janë formë tjetër e shantazhit për të mos u marrë me tema të tilla”, pati deklaruar Xharra.

Më Shumë

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit