Skandalet në arsim, bashkojnë pozitën e opozitën në Prizren

Prizren-Asambleja komunalePartitë e pozitës dhe opozitës në Prizren janë pajtuar që të mbahet një seancë e veçantë për skandalet që kanë ndodhur në Drejtorinë e Arsimit.

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Artan Abrashi tha për hirë të qytetarëve Kuvendi Komunal duhet të diskutojë për gjendjen e rëndë të arsimit.

“Vendi dhe adresa është këtu për të diskutuar për gjendjen në arsim”, tha Abrashi.
Kuvendari i BD-së, Skender Susuri propozoi që për gjendjen në arsim të mbahet një mbledhje e jashtëradhës.

“Nuk janë pretekst shkrimet në media për gjendjen në arsim. Drejtori e ka politizuar skajshmërish arsimin në Prizren,prandaj propozoj të mbahet një seancë jashtëradhës”, tha Susuri.

Haziz Hodja nga LDK-ja tha se për gjendjen në arsim duhet të thirret për interpelancë kryetari Ramadan Muja.

“Duhet të rrëfehen për gjendjen në arsim. Duhet ta kemi një debat të mirëfilltë”.

Me propozimin e kuvendarëve të opozitës janë pajtuar edhe ata të pozitës.

Kuvendari nga PDK-ja Alush Shala tha se Kuvendi duhet të diskutojë për gjendjen në arsim.

“ I bashkohem kërkesës së kolegëve që të mbahet një seancë për gjendjen në arsim. Nuk kam asgjë me drejtorin e Arsimit, por pajtohem të diskutohet çdo gjë që është në interes të qytetarëve”, tha Shala.

Edhe Fatmir Kastarti nga AAK kërkoi që për gjendjen në arsim të mbahet një seancë tjetër.

“Gjendja në arsim nuk është e mirë. Kryetari Muja duhet të na informojë për këtë gjendje”, tha Kastrati.

Kuvendi më shumicë votash ka marrë vendim që gjendja për arsim të diskutohet në seancën e ardhshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit