Arbër Rexhaj: Me kokën lartë do të kërkoj mbështetjen nga qytetarët !

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kërkon nga qytetarët që në zgjedhjet e tetorit t’i ndëshkojnë partitë që shkatërruan jetën e tyre.

Sipas tij, vendit i duhet një ndryshim rrënjësor.

“Qytetarët duhet të votojnë për dy arsye, e para të dalin dhe t’i ndëshkojnë të gjitha partitë politike që ia kanë shkatërruar jetën qytetarëve me mos-zhvillim ekonomik, me korrupsion dhe krim të organizuar”, tha Rexhaj për “PrizenPress”.

“ Ta zgjedhin ndryshimin, jo vetëm si ndryshim politik, por duke e ditur se ky ndryshim është rrënjësor në lëmit e jetës që jetojmë”.

Rexhaj tha se në këto zgjedhje do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve, me kokën lartë.

“Në legjislaturën e kaluar kam qenë deputet. Kam ngritur me dhjetëra shqetësime të qytetarëve”.

“I kam përfaqësuar denjësisht dhe me krenari ata të cilët më kanë besuar”.

“ Prizrenit ia kam sjell qindra mijëra euro në disa projekte”.

“Në këto zgjedhje e mbaj numrin 34 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ballëhapur e me shumë krenari do ta kërkoj sërish besimin e qytetarëve”.

“Nuk i kam zhgënjyer, dhe as nuk do t’i zhgënjej as për herë të dytë”.

“Me kokën lartë do të kërkoj mbështetjen nga qytetarët!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit