5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Arbër Rexhaj tregon arsyen pse do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti

Deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj, ka thënë se qëndrimi i subjektit të tij për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit është bërë i ditur që para zgjedhjeve.

‘’Në zgjedhjet parlamentare kemi garuar me një program politik me masën e reciprocitetit, me ç’rast, ne nuk kemi garuar me masën të cilën kanë garuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës’’, ka thënë Rexhaj.

Ai ka shtuar se fillimisht nuk kanë qenë kundër vendosjes së taksës kur Haradinaj e pati vendosur.

‘’Nuk kemi qenë kundër taksës kur Haradinaj e patë vendosur, atë kohë ka qenë me vend, por tani duke i parë rrethanat, masat e reciprocitetit kemi të drejtë t’i vendosim edhe me të drejtë ndërkombëtare’’, është shprehur Rexhaj në Dukagjini.

Kujtojmë që ambasadori amerikan, Richard Grenell, ka kërkuar që taksa të hiqet.

Taksa ishte vënë në vitin 2018 si kundërgjigje nga qeveria e Kosovës ndaj lobimit të diplomacisë serbe për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit