Argjend Thaçi nga LDK-ja zgjedhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me rend dite, zgjedhja e kryesuesit, ku me shumicë të votave, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, është zgjedhur Argjend Thaçi.

Procesi i votimit për kryesues të Kuvendit të Komunës, ka shkuar në tri raunde, pasi në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, ndërsa në raundin e tretë, kryesues u zgjodh Argjend Thaçi nga radhët e LDK-së, i cili në këtë raund të votimit mori 15 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Pas kësaj, kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka mbajtur një fjalim rasti, ku është zotuar se do të jetë bashkëpunues me të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, dhe do të angazhohet për një kuvend që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe transparencë të plotë.

Ofertë nga Deppo Market

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit