Zyrtare: Ferran Torres bëhet nënshkrimi i parë i Xavi Hernandez-it te Barcelona, detajet

Spanjolli, Ferran Torres, është bërë nënshkrimi i parë i Xavi Hernandez-it në krye të stolit të Barcelona-s. 21-vjeçari vjen nga skuadra e Manchester City-t.

Skuadra spanjolle ka paguar 46.7 milionë paund për kartonin e Torres-it. Lajmi për transferimin e tij është bërë i ditur një javë më parë.

Këtë të martë të 28 dhjetorit, talenti spanjoll kreu vizitat mjeksore. 21-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelona-s për pesë vitet e ardhshme. Klubi gjithashtu i ka vendosur një klauzolë largimi në vlerën e 1 miliardë eurove.

Zyrtarisht, para fansave të Barcelona-s, ai do të prezantohet më 3 janar, pasi të hapet merkato e janarit. Skuadra kthehet në stërvitje më 2 janar.

Torres-i nuk do e ketë herën e parë në La Liga. Ai është aktivizuar më herët me Valencia-n, para se të shkonte në Premier League. Në këtë të fundit, u paraqit 43 ndeshje, duke shënuar 16 gola.

Opsionet e sulmit të Barcelona-s, u dobësuan pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli i luajtur të Sergio Aguero-s. Ndërkohë, pritet edhe largimi i Luuk de Jong-ut.

/Albanianpost.com

Oferta nga Deppo Market

Klikoni

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit