Armata e Ramushit

Ramush Haradinaj njihej për komandant të vendosur në luftë. Dy dekada më vonë, kur është vënë në krye të ekzekutivit, ai po demonstron vendosmëri edhe për të thyer të gjitha rekordet për sa i përket mbipopullimit të kabinetit qeveritar.

Armata politike e tij mund të numërojë deri në 664 rekrutë, në rast se zbatohen ndryshimet që i ka bërë në një rregullore, e që për efekt kanë rritjen e numrit të këshilltarëve politikë që ai dhe ministrat mund të angazhojnë, por edhe bazuar në trendin e emërimit të zëvendësministrave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kabineti qeveritar që e drejton ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është më i madhi në historinë e Kosovës. Përpos tij, që është kryeministër, ka edhe 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, tre nga të cilët mbajnë edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, si dhe, deri tash, 64 zëvendësministra.

“Kabinet kinez” është epiteti që jo pak njerëz ia kanë dhënë Qeverisë së këtij mandati, shkaku i këtyre numrave. Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina dhe gati në këtë raport ka popullatë më pak, por ka një zëvendëskryeministër dhe një ministër më shumë se ekzekutivi i këtij shteti aziatik…

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit