Arrestohen 51 militantë të IS-it në Turqi

Policia turke ka bërë me dije se të paktën 51 militantë të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik janë arrestuar.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia turke është thënë se njësiti anti-terrorizëm bastisi 16 vende të ndryshme në qytetin e Stambollit, kështu duke arrestuar të dyshuarit që sipas policisë janë ‘luftëtarë të huaj’.

“Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të huaj”, është thënë në deklaratën e policisë, duke mos cekur se nga cilat shtete janë të dyshuarit.

Të gjithë të dyshuarit planifikonin të udhëtonin në “zonat e konfliktit”.

Turqia ka pësuar një sërë sulmesh vdekjeprurëse nga militantët e IS-it, kështu duke përfshirë edhe sulmin e vitit të ri në një klub nate në Stamboll në fillim të vitit 2017, në të cilin janë vrarë 39 vetë.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit