-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Arrestohen dy persona në Dragash, shantazhojnë një mashkull në Facebook

facebookArrestohen dy persona të gjinisë mashkullore në fshatin Kuk të Dragashit, pasi dyshohen se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të shantazhit.

Sipas raporteve hetimore, thuhet se njëri nga të dyshuarit i kishte shkruar viktimës të gjinisë mashkullore në Facebook dhe ishte paraqitur si femër, duke tentuar ta joshë seksualisht.

“Pas disa bisedave i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 800 euro para në dorë ose në të kundërtën do t’i bënte publike bisedat komprometuese”, thotë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Lidhur me këtë, viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët, pasi e kanë njoftuar prokurorin e shtetit, kanë marrë pëlqimin edhe të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Të dyshuarit pasi janë mbajtur nën vëzhgim, janë arrestuar gjatë marrjes së parave në vendin ku ishte caktuar nga ana e tyre. Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi, me ç’rast janë sekuestruar një kompjuter dhe pesë telefon celularë me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra penale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Po restaurohet Kulla e Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Kanë nisur dhe po vijojnë punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkpalajt, një nga asetet e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, e cila ndodhet në...

Lajmet e Fundit