4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Arrestohen katër hajna në Krushë të Vogël

Drejtoria e policisë rajonale të Prizrenit bën të ditur se gjatë orëve të para të mengjezit janë arrestuar katër persona për veprat penale vjedhje dhe përdorim i armëve të zjarrit.

Mësohet se që në orët e mëngjesit, hetues policorë të Stacionit Policor –Veriu në Prizren të mbështetur nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë, kanë kryer bastisje në Krushë të Vogël; Celinë dhe Landovicë në kërkim të provave materiale të cilat ndërlidhen me vjedhje serike dhe përdorim të armëve të zjarrit.

“Në një shtëpi në Krushë të Vogël është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike e prodhuesit të panjohur me gjashtë fishekë në karikator”, bëhet e ditur nga komunikata.

Më tej në komunikatë njoftohet se “janë arrestuar katër meshkuj të moshës së mesme nën dyshimin e bazuar se të njëjtit si grup i organizuar kanë kryer vepra të ndryshme penale si vjedhje; armëmbajtje ilegale dhe përdorim i armës, kanosje e ndonjë tjetër”.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e grupit të dyshuar për 48 orë. Njoftohet se provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet...

Lajmet e Fundit