15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Arrestohen katër persona në Prizren për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

Arrestimet kanë ndodhur në dy raste të ndara në Prizren.

Në rastin e parë policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.57 gramë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj te të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjetur dhe konfiskuar: dy qese plastike me substanca të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 3.82 gramë, një cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.43 gramë dhe një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Lajmet e Fundit