10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Arrestohen shtatë persona në Rahovec, nuk e respektuan orën policore

Shtatë persona janë arrestuar në Rahovec, për mosrespektim të orarit policor.

Tre prej tyre janë ndalur nga policia për 48 orë.

Raporti i plotë i policisë

Rr. UÇK-së, Rahovec 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një kafiterie i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovar, janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari-pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor të cilët nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid -19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit