Arrestohen tre persona në Prizren – policia u gjeti pistoleta, drogë…

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmë në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Atyre u janë gjetur armë, substancë narkotike e jo vetëm

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar. Rasti po vazhdon të hetohet. /G S/

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit