13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar stoli e bizhuteri që dyshohen të jenë stoli ari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 08.04.2026, rreth orës 00:06, është pranuar një informatë për një rast vjedhjeje në progres në fshatin Poslishtë, Prizren. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, patrulla policore ka reaguar dhe në vendngjarje ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar: B.H., N.A., dhe D.P., të gjithë nga Prizreni. Në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren si dhe krim teknika, ku janë sekuestruar disa stoli dhe bizhuteri që besohet të jenë stoli ari”, njofton Policia.

Në njoftim thuhet se stolitë në fjalë u gjetën në automjetin e përdorur nga të dyshuarit si dhe në trupin e njërit prej tyre.

“Pas evidentimit dhe fotografimit nga ana e krim teknikës, me urdhër të Prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe me urdhër të tij është filluar procedura penale, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një automjet i përdorur në rast. Për momentin, vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk dihet. Personat e dyshuar do të intervistohen edhe për raste të tjera të ngjashme”, njofton Policia.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Lajmet e Fundit