11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Arrestohet 24 vjeçari nga Prizreni për vjedhje të rëndë, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 viti

Polocia e Kosovës ka njoftuar se sot (me datë 09 Dhjetor 2022), rreth orës 10:00, Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin J.K (24 vjeçar) nga Prizreni.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka qenë në kërkim policor me urdhër arrest të gjykatës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sepse me vendim të gjykatë ka qenë i dënuar me burg për 1 (një) viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar burg në Dubravë në vuajtje të dënimit sipas vendimi të plotfuqishëm të gjykatës”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Lajmet e Fundit