Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës në Suharekë

Policia ka arrestuar dy persona për drogë në Suharekë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi një prind ka raportuar djalin e tij të mitur për posedim të narkotikëve.

Pas arrestimit u zbulua se 17-vjeçari kishte blerë qesen me narkotikë për 20 euro nga një person tjetër, i cili pas një periudhe të shkurtër u arrestua nga Policia.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për shitje të drogës është, F. A. 21 vjeçar.

21 vjecari bashkë me të miturin janë dërguar në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohen, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe disa prova që lidhen me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se janë sekuestruar qese me marihuanë, telefon dhe mbi 400 euro para të gatshme të cilat u gjetën tek i dyshuari kryesor.

Pas intervistimit, 21 vjeçari që po dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh, ndërsa i mituri është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit