17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Arrestohet i mituri që i vodhi zinxhirin nga qafa një vajze në Prizren

Në Parkun e Qytetit të Prizrenit, është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, një i mitur i lindur në vitin 2000, është arrestuar pasi ia ka shkëputur nga qafa një vajze një zinxhir të arit, po ashtu edhe ajo e mitur.

Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Rajonale, Prizren, ngjarjen e kishte parë një person që e ka ndihmuar policinë për identifikimin e të dyshuarit i cili pas një ore ka rënë në prangat e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. Gjatë shqyrtimit të provave është kuptuar se si është kryer vepra penale.

Më pas hetuesit policor kanë arritur të zbardhin edhe një vepër tjetër të ngjashme të kryer më parë nga po ky i dyshuar ngase ekzistojnë incizime te kamerave të sigurisë.

Pas intervistës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.

Më Shumë

Zarife Daqaj ka nevojë për ne – Bashkohuni në aksionin humanitar!

Zarife Daqaj po përballet me një sëmundje serioze neurologjike që kërkon trajtim të specializuar në Turqi. Për shkak të kostove të larta të terapisë...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.H.,...

Lajmet e Fundit