16 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

Arrestohet Lulzim Gjaka – aktivist i Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për arrestimin edhe të një aktivisti të saj.

Sipas njoftimit, mbrëmë, pas mesnate, në kufirin me Republikën e Shqipërisë është arrestuar aktivisti Lulzim Gjaka. Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim.

“Pushteti nuk po ndalet në përndjekjen e aktivistëve politikë. Mbrëmë, pas mesnate aktivisti Lulzim Gjaka është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë. Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim. Mbajtjet e tilla të aktivistëve, konfirmojnë se ekzistenca e aktivizmit konsiderohet rrezik për ekzistencën e pushtetit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Përndjekja e aktivistëve, e cila po bëhet me urdhra politikë është e papranueshem për secilën shoqëri demokratike”.

“Tashmë, janë mbi 380 arrestime që prej nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme në Bruksel dhe Vjenë. Për një shtet të drejtë, ndalimi i arrestimit të aktivistëve është hap urgjent të cilin duhet ta bëjë ky pushtet që po rrëshqet kah autoritarizmi.

“Nuk është normale që një qeveri e cila gjunjëzohet para Serbisë të vazhdojë përndjekjen e subjektit më të madh opozitar”.

“Nuk i përket normales që lideri i opozitës, Visar Ymeri arrestohet dje, për herë të tretë, dhe në pikë të natës arrestohet një qytetar, aktivist, vetëm për shkak të bindjeve të tij politike. Ne nuk mund t’i pranojmë këto taktika policore në angazhimin tonë politik”.

“Ne kërkojme ndalimin e arrestimeve të padrejta të aktivistëve. Ne kërkojmë lirimin e mënjehershëm të Lulzim Gjakës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kompania ABI nga Prizreni pjesëmarrëse në ‘Food&Science Festival LAB’ të Kolegjit UBT

Kompania ABI mori pjesë me produktet e saj në aktivitetin “Food&Science Festival LAB”, i organizuar nga studentët e Departamentit të Shkencës së Ushqimit dhe...

Disa herë punime në 200 metra rrugë në aksin `De Rada` në Prizren

Assesi të gjejnë rehati banorët e një lagjeje në qytetin e Prizrenit, për shkak se brenda dy viteve, rruga "De Rada" rregullohet dhe sërish...

Lajmet e Fundit